Për qëllimin e këtij informimi, duhet të kuptohen në tërësi si “Të Dhëna” (duke përfshirë gjithashtu Të Dhënat Sensitive dhe Të Dhënat që i referohen vendimeve në fushën penale, civile, administrative ose dokumentacionit të regjistrave penalë dhe civilë, masat administrative, siç përcaktohen më poshtë), të gjitha informacionet në lidhje me personin tuaj, të përshtatshme për t’ju identifikuar direkt dhe/ose indirekt dhe për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj profesionale, siç janë, për shembull, të dhënat tuaja të identifikimit, të kontaktit, të jetëshkrimit dhe/ose pasurore dhe, në veçanti:
-
të dhënat e identifikimit, të tilla si, për shembull, emri juaj, nënshtetësia, dokumenti i identitetit, data e lindjes, numri i dokumentit të identitetit (në vijim, "Të Dhënat e Identifikimit");
-
të dhënat e kontaktit, të tilla si, për shembull, emri juaj, nënshtetësia, dokumenti i identitetit, data e lindjes, numri i dokumentit të identitetit (në vijim, "Të Dhënat e Kontaktit");
-
të gjitha informacionet në lidhje me trajnimin dhe kualifikimin tuaj profesional, të tilla si, për shembull, arsimimi dhe çdo specializim/master, përvojën tuaj të mëparshme të punës dhe/ose referencat (në vijim, "Të Dhënat e Jetëshkrimit");
-
informacione të natyrës pasurore, si për shembull, trajtimi juaj i mëparshëm ekonomik, trajtimi i pritshëm/dëshiruar (në vijim, "Të Dhënat Pasurore");
-
të dhëna në lidhje me imazhin tuaj,të cilat i keni përfshirë ju në jetëshkrimin tuaj (në vijim, "CV") dhe/ose në kontekstin e çdo interviste të kryer në distancë, duke përfshirë platformat e palëve të treta (si për shembull, Google, Meet, Teams, etj.) (në vijim, "Të Dhënat e Imazhit");
-
të dhëna në lidhje me zërin tuaj, në kontekstin e çdo interviste të kryer në distancë, edhe nëpërmjet platformave të palëve të treta (si për shembull, Google, Meet, Teams, etj.), gjithashtu në përputhje me parashikimet e përkatëse të informimeve të palëve të treta (në vijim, "Të Dhënat e Zërit");
-
të dhëna të tjera si informacionet e tjera të përfshira nga ju në CV-në tuaj dhe/ose në platformat e rrjeteve sociale, që synojnë kërkimin dhe përzgjedhjen e personelit (në vijim, "Të Dhëna të Tjera").
Të dhënat që do të merren nuk do të kenë të bëjnë me bindjet personale, origjinën racore ose etnike, opinionet politike, besimet fetare ose bindjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, informacionin në lidhje me shëndetin ose jetën seksuale ose orientimin seksual (në vijim, “Të Dhëna Sensitive”), si dhe fakte që nuk janë rëndësishme për vlerësimin e qasjes suaj profesionale, përveç rasteve kur bëhet fjalë për karakteristika që ndikojnë në mënyrën e kryerjes së veprimtarisë së punës ose që përbëjnë një kërkesë thelbësore dhe vendimtare për realizimin e saj.
Për më tepër, të dhënat e marra, gjithashtu, nuk do të kenë të bëjnë me vendime në fushën penale, civile, administrative ose dokumentacionit të regjistrave penalë dhe civilë, masat administrative (në vijim, “Të Dhënat Gjyqësore”), përveç rasteve kur kanë të bëjnë me informacione që përbëjnë një kërkesë thelbësore për qëllimet e kryerjes së veprimtarisë së punës, në bazë të detyrimeve ligjore të përcaktuara nga legjislacioni kombëtar ose ai i Bashkimit Evropian.
Të dhënat mund të mblidhen nga Kontrolluesi nëpërmjet CV-së, me postë, e-mail, si dhe nëpërmjet seksionit përkatës të faqes së internetit të Shoqërisë ose dorazi, nga persona të autorizuar, ose nëpërmjet personave të kualifikuar dhe të autorizuar për të ushtruar veprimtarinë e kërkimit dhe përzgjedhjes së personelit dhe/ose agjencitë e tjera të punësimit, të cilat do të mbledhin të dhënat si kontrollues të pavarur të të dhënave.
Të dhënat mund të përditësohen dhe/ose të plotësohen në bazë të informacionit të disponueshëm publikisht dhe/ose të mbledhur nga palë të treta, dhe/ose drejtpërdrejt nga ju. Për më tepër, Shoqëria rezervon të drejtën të kryejë kontrollet e duhura mbi vërtetësinë e të dhënave, në veçanti në lidhje me kualifikimet arsimore të marra, përvojën e mëparshme të punës, marrjen e detyrave profesionale dhe/ose detyrave institucionale, edhe duke kontaktuar nëse është e nevojshme subjektet e vendosur nga ju si referenca, si dhe punëdhënësit tuaj të mëparshëm.